NETING INTERNATIONAL

NETING INTERNATIONAL

NETING INTERNATIONAL është njëri ndër projektet e Neting School në vitin 2020, i cili ishte fitues dhe do të kofinancohet nga Fondacioni për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FITR) , në partneritet me Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) dhe në bashkëpunim me Odën Ekononomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

NETING SCHOOL do të investon në ngrijten e kapaciteteve dhe ofrimin e shërbimeve në nivel ndërkombëtar, nga sfera e trajnimeve dhe konsultimeve. Neting ka filluar me procesin e akreditimit të programeve të reja ndërkombëtare nga Informatika dhe profesione tjera.

 

Neting është kompani e vetme shqiptare në RMV, e akredituar për trajnime profesionale nga IT,që nga viti 2011, e cila ofron trajnime me certifikata ndërkombëtare nga MOS - Microsoft Office Specialist, MTA - Microsoft Technology Associate, MCE - Microsoft Certified Educatior, ACA - Adobe Certified Associate, ACU - Autodesk Certified User, ACP - Autodesk Certified Proffesion

al , Apple Swift Exam, European Informatics Passport etc.

Gjatë vitit 2019 dhe me fillimin e 2020-tës, janë realizuar me mbi 300 trajnime nga IT, nga të cilat 120 persona janë paiisur me certifikata Microsoft Office Specialist, në kuadër të projektit "Përdorimi i teknologjive inovative në punë dhe mësimdhëni

e", gjithashtu janë realizuar me mbi 1000 testime me certifikata nga NETING SCHOOL.

Në kuadër të projektit është përfshirë edhe mbrojtja e aplikacioneve me të dhëna, të publikuara nga Neting, ku përfshihen dokumentet zyrtare, planprogramet dhe uebfaqja www.neting.mk dhe rrjetet sociale zyrtare.

Në process është edhe implementimi i ISO standardeve dhe standarde të tjera për kualitet.