Certifikata

Testimi për Çertifikimin e Gjuhës Angleze

Qendra Neting ofron tesime për çertifikata për ata të cilët duan të vërtetojnë aftësitë e tyre në gjuhët angleze pas ndjekjes së kursit.

 

Përgatitja dhe Testimi për TOEFL

Në mënyrë që studentët të pranohen në pjesën më të madhe të universiteteve angleze dhe amerikane, duhet të kalojnë me sukses Testin e Anglishtes si Gjuhë e Huaj TOEFL. Qendra Neting ofron një kurs të dalluar për të përgatitur studentët të marrin TOEFL- in. Testimi i TOEFL teston katër aftësitë thelbësore për bashkëbisedim të suksesshëm: të folurit, dëgjimin, leximin dhe shkrimin. Për këtë arsye, kursi pregatitor i TOEFL-it në Neting thekson rëndësinë e këtyre aftësive së bashku me shprehjet frazeologjike në anglisht. Kursi përfshin ushtrime praktike, para-teste dhe pas-teste që dallojmë më së miri nevojën për të praktikuar me mjeshtëri.

 

Përgatitja dhe provimi i IELTS

IELTS teston katër aftësitë gjuhësorë që janë të rëndësishme për komunikimin e duhur; të folurin, dëgjimin, leximin dhe shkrimin të cilat ofrohen në dy test formate - format akademik dhe format për trajnim të përgjithshëm. Për këtë arsye, kursi përgatitor në Qendrën Neting u jep rëndësi këtyre katër kategorive së bashku me shprehjet në anglisht. Kursi përfshin ushtrime dhe teste paraprake që dallojnë nevojat e studentëve për përmirësim. Kurse intensive ofrohen vazhdimisht.