Akademia per programim / Академија за програмирање

Akademia per programim / Академија за програмирање
Featured

Akademia per programim / Академија за програмирање

Akademia per programim eshte progam i cili realizohen ne disa module, ku secili modul perfshin pergatitjen per programer te rij, ne baze te programit perkates. Kadnidatet ne baze te interesit te tyre mund te zgjedhin se cilin modul deshirojne te mesojne dhe te aftesohen per nje gjuhe programore:

Moduli 1 - Progrmaimi me Python

Python është një gjuhë programimi OPEN SOURCE  shumë i fuqishëm dhe fleksibël që mund të përdoret për zhvillimin e Uebit dhe API-së, bazen  e të dhënave, sistemet automatike,  maqineri, robotikë, inteligjencë artificiale, krijimin e lojërave dhe shumë të tjera..
Programimi në Python , mund të përdoret në mënyra të panumërta në jetën tonë të përditshme.

Moduli 2 - Frontend JavaScript Development

Zhvillimi i uebfaqeve interaktive dhe aplikacioneve në internet është një nga profesionet më të kërkuara sot, zhvillimi i pandalshëm i teknologjive në ueb dhe Internet vetëm se do të rrisë edhe më tej kërkesën për angazhim te ekspertëve në programimin JavaScript frontend.

Zhvilluesit e Frontend janë përgjegjës për krijimin, programimin dhe rregullimin e identitetit të plotë vizual të një uebi ose aplikacioni në internet. Me fjalë të tjera, detyra e tyre është të sigurojnë funksionalitetin dhe bashkëveprimin e të gjithë elementëve që shihni në një faqe të vetme. Nga ana tjetër, roli i programuesve të frontit është që të krijojnë një ndërfaqe të përdoruesit që do të përshtatet me pajisje të ndryshme, por edhe për përdoruesit.

Moduli 3 - Back-end -PHP Web Development

PHP është një gjuhë e thjeshtë dhe njëkohësisht e fuqishme e programimit për krijimin e përmbajtjes dinamike në internet. PHP përdorin miliona faqe në internet e që janë dëshmi e popullaritetit dhe kapacitetit të php. Përdoret nga zhvilluesit që vlerësojnë fleksibilitetin dhe shpejtësinë e saj, projektuesit e uebit që u pëlqejnë aftësitë e tij dhe lehtësinë e përdorimit. Eshtë jashtëzakonisht e lehtë për tu mësuar, dhe shumë mund të arrihet me ato që ke mësuar.

PHP është gjuha më e popullarizuar e programimit në internet. Punon në të dy platformat Windows dhe Linux. Është i përshtatshëm për krijimin e të gjitha llojeve të aplikacioneve në internet, nga ato të vogla që janë vetëm pjesë e një faqe në internet, tek faqet e mëdha komplekse bazuar në konceptin Web 2.0.

 

Moduli 4 - Laravel

 

Lessons