SMART HOME – me bazë digitalSTROM

SMART HOME – me bazë digitalSTROM

SMART HOME – me bazë digitalSTROM

Njohja dhe implementimi i eksperiencave më të përparuara, në përdorimin e Sistemeve Smart Home, mundësi për rritjen e punësimit dhe të eficiencës në përdorimin e energjisë

Të gjithë ne, në jetën e përditshme e ndjejmë dhe përjetojmë trendin e madh që ka marrë zhvillimi teknologjik në tërë fushat e jetës, gërshetimi i gjerë i tyre veçanërisht me IT. Ky zhvillim duhet të mbështetet nga ekspertë të profilizuar në profile të reja e të ngushta profesionale, si aplikacione e ndërlidhje me trendin e zhvillimit të sektorit të IT, së zbatuar. Padyshim në çdo vend, problem i mprehtë që kërkon zgjidhje, mbetet ai i përgatitjes së ekspertëve të rinj, që të jenë në gjendje jo vetëm të kenë njohuritë e duhura në përputhje me teknologjinë e kohës, por niveli i tyre i njohurive të përfituara, duhet të jetë i tillë, që t’u paraprijnë zhvillimeve që do të ketë shkenca e teknika në vitet në vijim.

Përse Smart Home?

Vitet e fundit po zhvillohet vrullshëm sektori i ndërtimit të banesave familjare, fshatrave turistike në mal dhe buzë detit etj., me kërkesa e standarde të reja cilësore e bashkëkohore. Padyshim në to është e nevojshme implementimi edhe i sistemeve të reja Smart në shfrytëzimin e tyre.

Sot, nuk mund të imagjinohet ndërtimi i banesave pa sisteme Smart Home sepse:

✓ E para, nëpërmjet ndërtimit Smart, apartamentet dhe shtëpitë bëhen inteligjente duke kthyer secilën mjedis banimi në një mjedis inteligjent. Kështu jeta bëhet më komode (standardi i komoditetit), më e sigurt (standardi i sigurisë) dhe energjia bëhet më efikase (standardi i eficiencës së energjisë). Kështu qytetari (pronar i banesës), përfiton edhe nga kujdesi për shëndetin (standardi shëndetësor) por edhe nga rritja e vlerës së pronës (standardi i cilësisë së pronës).

✓ E dyta, ndërtimet Smart, i dedikohen brezit të ri të njerëzimit (gjeneratës digitale) e cila nuk i njeh metodat konvencionale. Ky brez që është lindur e formuar me metodat e komunikimit digital, vlerëson dhe përdor teknologjinë digitale, sikurse gjenerata e tanishme pajisjet e përditshme.

✓ Kjo do të thotë se, një ndërtim pa pulsantët elektrik, pa ndriçim e pajisje të rrjetëzuara, një ndërtim ku mungon infrastruktura inteligjente, ku mungon baza për zgjerimin e sistemit me pajisje, aplikacione dhe shërbime në të ardhmen, nuk përbën një koncept modern. Prandaj, falë edhe eksperiencës disa vjeçare në fushën arsimit dhe formimit profesional dhe në implementimin e sistemeve Smart, identifikojmë me përparësi, përgatitjen e specialistëve për sistemet Smart Home, si kualifikim të ri profesional.

Në rrafshin teknik e financiar, implementimi i teknologjive të reja Smart, krahas përmirësimit të komfortit dhe të mënyrës së jetesës, reflektohet padyshim edhe përmirësim të eficiencës në përdorimin e energjisë duke përligjur investimin e bërë. Sistemet Smart Home, fare bukur mund të gërshetohen ngushtë edhe me impiantet fotovoltaike të prodhimit të energjisë elektrike e që padyshim në këtë rast eficienca në përdorimin e energjisë do të jetë e shumëfishtë.

Individët e mirëtrajnuar dhe përditësuar me risitë më të fundit të teknologjisë, përbëjnë një forcë e re vitale që po të identifikohet me kujdes, do të shërbejë si resurs pozitiv e serioz në zhvillimin e investimeve vendase dhe të huaja në Shqipëri. Njohuritë e sistemeve Smart Home,mund të implementohen në praktikë jo vetëm në objektet e banimit por edhe më gjerë si pjesë e zbatimeve të Teknologjive te IT, Mekatronikës dhe Robotikës së zbatuar etj