Projekte & Bashkepunime

Filloi implementimi i projektit „ARSIM PËR TË GJITHË“

OJQ „Milenium“, në bashkëpunim me Shkollën fillore „Migjeni“, Gjimnazin „7 Мarsi“ dhe Neting School, filluan implementimin e projektit „Arsim për të gjithë“ i cili përkrahet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur.

Në kuadër të projekit do të organizohen punëtori të përbashkëta me nxënës të ndryshëm nga shkolla fillore dhe të mesme.

Këto projkte kanë për qëllim ta promovojnë konceptin e arsimit inkluziv dhe të shkollave inkluzive si mjedis stimulues ku kuptohen dhe vlerësohen dallimet, vend ku çdo nxënës do të ndjehet i mirëseardhur dhe do të ketë mundësi t’i arrijë potencialet maksimale për pjesëmarrje, mësim dhe përparim, pa marrë parasysh dallimet etnike, gjuhësore, sociale, kulturore, etj. dhe/ose pengesat e tjera; do të kontribuojnë për rritjen e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike, fetare, kulturore dhe të tjera, grupeve të margjinalizuara, fëmijëve me nevoja për ndihmë plotësuese në mësim, etj. dhe do të kontribuojnë për dukshmërinë e tyre më të madhe; do të nxisin pjesëmarrje aktive dhe bashkëpunim të ndërsjellë të nxënësve, arsimtarëve, prindërve dhe komunitetit lokal në jetën shkollore; do të promovojnë praktika të bashkëpunimit cilësor ndërmjet shkollave dhe organizatave joqeveritare në pjesën e aktiviteteve të lira të nxënësve dhe arsimit joformal.