Ky nivel i kushton vëmendje përmirësimit të aftësive të ndryshme dhe shoqëron nxënësin nga nivel i ulët i anglishtes si gjuhë e dytë, në nivelin e mesëm të përparuar. I përditësuar dhe me qasje krejt të re ndaj mësimdhënies dhe mësimnxënies, ky nivel ka si qëllim të zhvillojë aftësitë komunikuese duke ofruar gjuhë e shprehje bashkëkohore si edhe aftësitë e të menduarit kritik. Temat intriguese dhe gjithë përfshirëse ofrojnë struktura gjuhësore të shkëputura nga situata të jetës së përditshme. Të dëgjuarit dhe të lexuarit janë kombinuar mjaft mirë me të folurin dhe të shkruarin me qëllim zhvillimin e aftësive që nevojiten në situata të ndryshme jetësore si edhe provime.