Ky kurs është i dedikuar për t’ju mësuar rreth Hyper Text Markup Language (HTML), ndër gjuhët kryesore programuese që përdoret për krijimin e uebfaqeve; Cascading Style Sheets (CSS), që shërben për caktimin e rregullave të stilit, dhe dukjen e uebfaqes; dhe JavaScript, gjuhë programuese që përdoret për uebfaqe në mënyrë që të jenë sa më interaktive dhe funksionale. Të gjitha këto vegla janë të nevojshme për dizajnimin dhe zhvillimin e uebfaqeve moderne. Kurse deri në fund të kursit, pjesëmarrësit pritet të jenë në gjendje ta zhvillojnë nje uebfaqe funksionale.
osman.neting@gmail.com
Njohuri të përgjithshme rreth shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit. Përshtatshmëria e gjuhëve të ndryshme programuese dhe teknologjive, implementimi i strukturës së uebfaqeve duke përdorur HTML5 HTML tags, dhe përdorimi i tyre. Njohje me rregullat e CSS Programimi me JavaScript. Dokumentimi, testimi dhe debug (heqja e gabimeve) në kod. Transferimi i një problem nga një gjuhë tjetër (prozë, problem matematikor, apo gjuhë e panjohur programuese), në një kod të përshtatshëm.
Kursi ka për qëllim të ju japë një përparësi pjesëmarrësve, për t’i përgatitur për ndryshimet e shpejta që po ndodhin në këtë fushë. Njëkohësisht i paisë ata me shkathtësi elementare për zhvillimin e uebfaqeve.
Poashtu ndihmon studentët për zhvillimin e strategjive të ndryshme për zgjidhjen e problemeve, planifikimin e projekteve dhe komunikimin e ideve, përderisa njëkohësisht i inkurajon ata të mendojnë në mënyrë kreative dhe të punojnë sëbashku.