Programi synon të zhvillojë njohuri dhe aftësi për ofrimin e kujdesit për njerëzit e moshuar dhe të dobët, të cilët, për shkak të sëmundjes kronike ose moshës, nuk janë në gjendje të kujdesen për veten e tyre.
Programi synon njohjen dhe edukimin e pjesëmarrësve për ofrimin e shërbimeve të kujdesit për të moshuarit dhe të pafuqishmit, si dhe njohjen me karakteristikat themelore të plakjes dhe pleqërisë si parakushte bazë për kujdesin adekuat për të moshuarit.Programi përbëhet nga 270 orë (pjesa teorike dhe praktike) të cilat duhet t'i ofrojnë njohuri, aftësi dhe kompetenca pjesëmarrësit që do të ndjekë këtë program dhe do të jetë i gatshëm të kryejë detyra të tilla si: ndihma e të moshuarve me të ushqyerit, ruajtja e higjienës, dhënia në kohë e terapisë sipas rekomandimeve të mjekut. Rekomandimi, vërejtja e ndryshimeve në shëndet dhe njoftimi i personave përkatës, ecja në natyrë, lexim dhe aktivitete të tjera ditore si dhe ofrimi i mbështetjes psikologjike dhe sociale për të moshuarit.
taxhedin@neting.mk
1. Moduli 1 Organizimi i vendit të punës dhe mirëmbajtja e higjienës
2. Moduli 2 Njohuri bazë për sëmundjet më të shpeshta te të moshuarit dhe ndihmë në ofrimin e terapisë
3. Moduli 3 Ushqyerja për të moshuarit dhe të pafuqishëm
4. Moduli 4 Transporti i një personi të moshuar dhe të pafuqishëm
5. Moduli 5 Komunikimi dhe sistemi i mbrojtjes sociale të personave të moshuar dhe të pafuqishëm
-Personat qe mund te ndjekin kete kurse duhet te jene te afte dhe te kene deshire per pune me personat e moshuar. Pas perfundimit do te certifikohen me certifikate te akredituara nga Qendra per Arsim te te rriturve dhe Ministria e Arsimit , dhe mund te verifikohen edhe jashte shtetit.