NETING INSTITUTE është institut i trajnime dhe shërbimeve profesionale e cila vepron në Maqedoni dhe Emiratet e Bashkuara me seli në Dubai, ka nevojë për angazhiminin e një kuadri profesioanalist për Dizajn Grafik në bazë të kushteve në vijim:
Detyrat dhe obligimet:
• Të dizajnojë dhe paraqet identitetin e Kompanisë me materiale promovuese për rrjete sociale, dhe me materiale tjera për nevojat e kompanise si billboards & ads, materiale për print, revista, katalogje, broshura, identitet korporativ , multimedia design, web dizajn etj.
• Të dizajnoje kampanjat dhe përmbajtjet për Rrjetet Sociale sipas planit
• Të përmirësoj dhe standardizoj identitetin e kompanise në linjë me standartet e marketingut të kompanisë;
• Të mirëmbajë website-t e kompanive në NETING GROUP
• Të ndërmerr iniciativa për prezentimin e vlerave të kompanisë në forma unike.
• Të zhvillon dizajn duke mbledhur informacione dhe të dhëna me anë të hulumtimit ;
• Të gjeje zgjidhje duke menduar në mënyrë krijuese për të prodhuar ide dhe koncepte të reja ;
•Të përcjelle trendet botërore rreth botës digjitale dhe te tregoje interes per avancim
Kulifikimi i nevojshëm:
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike, me përvojë të mëparshme në përdorimin e programeve nga Paketa e Adobe (Indesign, Photoshop, Illustrator, Acrobat),Corel Draw, si dhe të ketë njohuri me aplikacionet për multimedia dhe video editim.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup
- Të jetë I/e orientuar drejt arritjes së rezultateve në punët individuale dhe në grup.
- Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofroj ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës dhe të ketë vëmendje të përkushtuar ndaj detajeve në interesin më të mirë të Kompanisë.
-Të ketë së paku një vjet përvojë pune në fushën përkatëse( preferohet përvoja dhe njohuria në fushën e shtypit / printit );
-Të tregojë vullnet për të qenë fleksibël dhe i përgatitur për të kontribuar në detyra të tjera sipas nevojës;
-Të jetë i gatshëm të punojë në çdo kohë, dhe nën presion;
-Të jetë profesional sa i përket kohës dhe afateve kohore.
-Të posedojë portfolio i cili duhet të përmbajë përmbledhje vizuale të projekteve të realizuara nga përvojat e mëhershme.
Kushtet:
Orari:Mundësi pune me orar të plotë ose gjys orari
Vendi I punës: zyra është e vendosur në Tetovë, në objektin e Cerdhës REA.
Paga startuese: sipas vlersimit dhe përvojës
Aplikimi:
Nëse besoni se jeni kandidati i duhur për kompanine tonë, dërgoni CV-në dhe portfolion në: job@neting.mk
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.